LAJMI I FUNDIT:

IPKO dhuron fishekzjarrë dhe argëtim në njëvjetorin e pavarësisë

IPKO dhuron fishekzjarrë dhe argëtim në njëvjetorin e pavarësisë

Kompania telekomunikuese IPKO i është bashkuar organizimeve festive të njëvjetorit të pavarësisë duke përkrahur koncertin e Filarmonisë dhe Operës së Kosovës, si dhe duke siguruar fishekzjarrët për të bërë festën më spektakulare.

Rreth orës 23:00 qytetarët do të kenë mundësi të përjetojnë shkrepjen e fishekzjarrëve më madhështore deri më tani nga tri lokacionet kyçe të kryeqytetit në të njëjtën kohë – Ndërtesa e Qeverisë, lagjja Arbëria, si dhe Bregu i Diellit (pranë Sallës “1 tetori”).

Fishekzjarrët madhështore janë siguruar nga një kompani me renome në Evropë, si siguri se ato do të jenë shumë të veçanta dhe që do të mbeten në kujtesën e qytetarëve për një kohë të gjatë, bëhet e ditur në një komunikatë të kësaj kompanie.

Për qytetarët që do të festojnë në qendrat e qyteteve nëpër Kosovë, IPKO do t’u mundësojë që të shndërrohen në adhurues të vërtetë të shtetit të tyre, duke maskuar fytyrën me flamurin e Kosovës. Kjo mundësi do të jetë në dispozicion gjatë tërë ditës për fëmijët dhe të rriturit, aty ku gjenden IPKO ekipet.


Po ashtu bëhet e ditur se, nuk do të mungojnë as dhuratat dhe befasitë e ndryshme të përgatitura enkas për këtë ditë, për të gjithë ata që hyjnë në dyqanet e këtij operatori nëpër Kosovë.

“Duke vazhduar traditën për të ndarë momentet e gëzimit dhe festës së pavarësisë më të dashurit tuaj, IPKO vazhdon ofertën 1 cent për SMS dhe MMS brenda Kosovës, si dhe 5 centë për SMS dhe MMS në mbarë botën. Gjithashtu të gjitha thirrjet brenda rrjetit IPKO janë me tarifë të ulët, 5 centë në minutë”, përfundon komunikata e Kompanisë së telekomunikimit IPKO, që njëherësh u ka uruar të gjithë kosovarëve ua uron njëvjetorin e pavarësisë së Kosovës!. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot

Camelot Kosova
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle

Golden Eagle Energy Drink
Kalo në kategori