LAJMI I FUNDIT:

Konstituohet Bordi i Drejtorëve të PTK-së

Konstituohet Bordi i Drejtorëve të PTK-së

Posta dhe Telekomi i Kosovës është bërë të premten me Bord të ri të Drejtorëve. Kjo vjen pas një vendimi të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Bordi do të jetë në këtë përbërje: Rexhë Gjonbalaj – kryetar, Nuhi Ahmeti, Gani Sylaj, Elmaze Pireva, Qamil Buzhala dhe Syzana Angjelkoviq.

Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës të emëruarit do t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësit e tyre në bazë të Ligjit për Ndërmarrjet Publike.

Bordi i Drejtorëve të PTK sh.a menjëherë pas vendimit të qeverisë ka mbajtur mbledhjen konstituive e cila ka qenë me karakter njoftues.

“Gjithë anëtarët e bordit janë zotuar se do të punojnë në ngritjen e mëtutjeshme të vlerës së PTK sh.a gjatë mandatit të tyre”, bëhet e ditur në një komunikatë për media të lëshuar nga Zyra për Informim e PTK sh.a.


Bazuar në Ligjin për Ndërmarrjet Publike, të gjithë anëtarët e bordit do të kenë mandat tre vjeçar. /Telegrafi/