LAJMI I FUNDIT:

SHBA: Arrihet kompromisi për paketën ekonomike

SHBA: Arrihet kompromisi për paketën ekonomike

Ligjvënësit në Shtetet e Bashkuara e kanë arritur kompromisin mbi paketën 789 miliardë dollarëshe për uljen e taksave dhe shpenzimet, të cilat synojnë të ndihmojnë shpëtimin e ekonomisë së sëmurë të vendit.

Kreu i shumicës në Senat, Demokrati Harry Reid, tha se paketa stimuluese do të krijojë më shumë se tre milionë vende pune.

Reid nuk i zbuloi detajet specifike të kompromisit, sipas të cilit, Senati dhe Dhoma Përfaqësues miratuan dy ligje të veçanta.

Negociatorët punuan pa ndalur që t’i zbutin dallimet dhe të sigurojnë pëlqimin e Republikanëve.


Burimet thonë se marrëveshja mund të votohet të enjten. /rel/