LAJMI I FUNDIT:

Vala vazhdon zgjerimin e rrjetit

Vala vazhdon zgjerimin e rrjetit

Si pjesë e kësaj procedure, operatori Vala, njofton të gjithë konsumatorët e vet me parapagim (Prepaid) se në natën mes datës 11 (e mërkurë) dhe 12 shkurt (e enjte), do të vazhdojë aktivitetin e zgjerimit të rrjetit të Fazës së V. Ky aktivitet do t'i afektojë të gjithë konsumatorët Prepaid të Valas.

Operatori publik mobil “Vala”, edhe më tutje është duke vazhduar fazën e implementimit të teknologjisë më të avancuar në lëmin e GSM – NGN apo Rrjeti i Gjeneratës së Re (Next Generation Networks).

"Operimi do të bëhet në kohën kur trafiku është i intenzitetit më të ulët, duke filluar nga ora 00:01 ndërkohë që përfundon rreth orës 07:12′, thuhet ne komunikate.

Gjatë këtij operimi, trafik nuk do të ketë rreth 20 minuta, duke filluar nga ora 03:00 pas mesnatës.


Poashtu gjatë tërë këtij operimi, konsumatorët nuk do të kenë mundësi rimbushjeje përmes kartelave grithëse, Top-up dhe as ATM-ve.

Operatori publik mobil Vala kërkon mirëkuptim nga konsumatorët e vet, duke i siguruar se ajo po punon në përmirësimin e kualitetit të shërbimeve që ofron.