LAJMI I FUNDIT:

Ish kryebankierët britanikë kërkojnë falje

Ish kryebankierët britanikë kërkojnë falje

Ish krerët e dy bankave të cilat u ndihmuan financiarisht nga qeveria britanike i kanë kërkuar falje deputetëve për dështimet dhe kanë pranuar se ata e nënvlerësuan shtrirjen e krizës financiare globale.

Lord Stevenson, ish shefi i bankës H-BOS, i tha një komiteti parlamentar se atij i vinte shumë keq për kthesën që morën ngjarjet.

Komenteve të tij i bëri jehonë edhe ish shefi ekzekutiv i Royal Bank of Scotland, zoti Fred Goodwin.

Bankierët mbrojtën shtesat e larta të rrogave që ata morën vitin e kaluar duke thënë se ata i morën paratë në formën e aksioneve të kompanisë.


Por ata pranuan se sistemi i këtyre shtesave duhej ri parë./bbc/