LAJMI I FUNDIT:

Senati zbut klauzolën “proteksioniste”

Senati zbut klauzolën “proteksioniste”

Senati i Shteteve të Bashkuara ka zbutur klauzolën "blej mallra amerikane" nga paketa stimuluese ekonomike 800 miliardë dollarëshe.

Zoti Obama ka paralajmëruar se duke mbajtur elementin proteksionist në këtë legjislacion vetëm që do të nxiste një luftë tregatre me vende të tjera dhe senatorët miratuan me shumicë të madhe vendimin që paketa të ishte konform obligimeve amerikane në marrëdhënjet tregtare ndërkombëtare.

Kjo tërheqje nga senati amerikan ndodhi pas paralajmerimeve nga Bahskimi Evropian dhe Kanadaja se klauzola nga paketa stimuluese ekonomike blej mallara amerikane do te mund te nxiste nje lufte tregtare.

Presidenti Obama gjithashtu ka ndërhyrë duke thënë se nuk dëshironte që çfarëdo pjese e këtij legjislacioni të shkaktonte probleme në marrëdhënjet tregtare.


Teksti origjinal i këtij legjislacioni do të lejonte vetem hekur, çelik dhe mallra të prodhuar në Amerikë që të përdoreshin në projektet publike që do të financoheshin përmes kësaj pakete – si për shembull rindërtimi i rrugëve, urave apo shkollave.

Ndryshimi i njoftuar në legjislacion që ka marrë mbështetjen e plotë të Senatit kërkon që çfarëdo blerje e mallrave amerikan do të duhej të aplikohej sipas rregullave konform obligimeve amerikane ndaj marrëveshjeve ndërkombëtare.

Shtëpia e Bardhë megjithatë thotë se do preferonte mallra të brendshëm për projektet e financuara nga qeveria por se këtë do t’a bëjë duke mos i shkelur marrëveshjet ekzistuese tregtare./bbc/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Kalo në kategori