LAJMI I FUNDIT:

Në Tiranë prezantohet projekti i HC të Zhurit

Në Tiranë prezantohet projekti i HC të Zhurit

Qeveria e Kosovës në përpjekje për zhvillimin e resurseve të ripërtërishme energjetike ka nisur punën përgatitore lidhur me projektin e Hidrocentralit të Zhurit. Në kuadër të studimit të fizibilitetit, proces që është në zhvillim e sipër, ka filluar edhe puna për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM).

Për këtë arsye dje në Tiranë, ministrja e Energjisë dhe Minierave, Justina Shiroka-Pula dhe ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Mahir Yagcilar kanë zhvilluar takime me homologët e tyre, ministrin e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli dhe ministrin e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Lufter Gjuveli, me ç’rast këtyre të fundit i është prezantuar projekti i HC të Zhurit si dhe janë diskutuar modalitetet e bashkëpunimit në realizim e këtij projekti.

Bazuar në një njoftim zyrtar të MEM-it, gjatë takimit në Tiranë krerët e MEM-it dhe MMPH-ja kanë vënë në dukje interesimin e Qeverisë së Kosovës që projekti HC të Zhurit të realizohet, ngase ky projekt do të përmirësonte gjendjen energjetike në vend dhe njëkohësisht do të përbënte një hap drejt realizimit të kërkesave të BE-së që 20 për qind e energjisë të prodhohet nga burimet e ripërtërishme të energjisë.

“Delegacionet e dy vendeve kanë potencuar faktin se duhet të kihen parasysh obligimet ligjore që dalin lidhur me zbatimin e projekteve të tilla, në veçanti VNM, procesin e konsultimit me palët e interesuara si dhe përgatitjen e planeve hapësinore për zona të veçanta ku zhvillohen projekti”.


Në njoftimin zyrtar të MEM-it po ashtu thuhet se, delegacionet shtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë janë pajtuar që një afat sa më të shkurtër të formohen grupet profesionale të cilat do të trajtojnë çështjet konkrete që lidhen me realizimin e HC të Zhurit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Kalo në kategori