LAJMI I FUNDIT:

Parlamentaret propozojnë embargo për mallrat e Serbisë

Parlamentaret propozojnë embargo për mallrat e Serbisë

Komisioni për Ekonomi, Tregti, Industri, Energjetikë, Transport dhe Telekomunikacion i Kuvendit të Kosovës, i ka rekomanduar të martën Qeverisë së Kosovës që të vendosë masa të reciprocitetit (embargo) ndaj Serbisë, e cila ka ndaluar në tregun e saj shitjen e mallrave “Made in Kosova” që kanë vulën e Republikës.

Gjatë një takimi të këtij komisioni është diskutuar lidhur me zbatimin e marrëveshjes së CEFTA-s dhe respektimin e standardeve gjatë zbatimit të akteve për tregti me naftë dhe derivate të naftës. Në takim ishte i pranishëm edhe ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Lutfi Zharku.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë problem që ka dalë me Serbinë dhe Bosnjën, mirëpo kjo është java e fundit që jemi duke punuar që të ndërmarrim masa. Për produktet e Bosnjës do të jetë masa prej 10 për qind (doganë), ndërkaq me Serbinë ekziston mundësia e masave të njëjta, siç ka bërë ajo me mallrat e Kosovës”, tha ai. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Kalo në kategori