LAJMI I FUNDIT:

Perëndimi i zhvilluar e ka humbur pozitën e dominante

Perëndimi i zhvilluar e ka humbur pozitën e dominante

Ekonomia botërore deri nga fundi i dekadës së ardhshme do të mund të ndahet në tre blloqe të mëdha të shteteve, prej të cilave më i fuqishmi do të jetë Bashkësia ekonomike ndërkombëtare lindore, në krye me Kinën, parashikojnë ekspertët e Forumit ekonomik botëror (FEB).

Ekspertët në Forumin e potencuan analizën, të paraqitur në tubimin tradicional vjetor të ekonomistëve dhe politikanëve udhëheqës botërorë, i cili këtë fundjavë përfundoi në Davos, se nuk duhet të përjashtohet mundësia, që gjatë kësaj periudhe as të mos formohen blloqe të ndryshme ekonomike. Në atë rast çdo shtet do të duhet në mënyrë pavarur të ballafaqohet me problemet ekonomike dhe të tjera.

Kriza vijuese financiare botërore, sipas skenarit "më të erët", të cilin e parashikuan ekspertët, mund të "plotësohet" edhe me një sërë katastrofa globale, si dhe me përleshje ushtarake për sundim mbi rezervat e mbetura të naftës dhe gazit natyror.

Ekspertët vlerësojnë se gjatë dy dekadave të fundit në botë ka sunduar stabilitet makrioekonomik, por se koha e prosperitet ka kaluar, sepse edhe kjo periudhë e kaluar vet prej vetes e ka shkaktuar krizën.


Sipas vlerësimit të ekspertëve, liria e tërësishme, të cilën gjatë 20 viteve të kaluara e ka kënaqur tregu financiar, ka sjellur deri në probleme të vështira financiare, pasi në fund, kompanitë janë huazuar mbi mundësitë reale dhe në këtë mënyrë kanë kontribuar për paraqitje të krizës më të madhe kreditore nga periudha e Depresionit të madh, në fillim të viteve të 30-ta të shekullit të kaluar.

"Kredi të lira më nuk do të ketë", paralajmëruan ekonomistët – pjesëmarrës të tubimit të sivjetëm në Davos. Kriza e likuidetit, sipas parashikimeve, do të zgjat jo vetëm këtë, por edhe ndoshta gjatë dy deri tre viteve të ardhshme dhe në këtë periudhë duhet të priten falimentime të reja, të mëdha.

Shtetet shumë seriozisht do të ballafaqohen me problemet në ekonomi, duke i blerë tërësisht ose pjesërisht aksionet e shumë firmave të rrezikuara, ndërsa çmimin më të madh të lëvizjeve të tilla të pavolitshme, si dhe të krizave të mëparshme, do ta paguajnë vendet e varfëra, paralajmërojnë ekspertët e FEB-it.

Sipas vlerësimeve të ekspertëve në Davos, vendet më së paku të zhvilluara në një të ardhme të afërt apo të largët do të ballafaqohen me derdhje të fuqishme të kapitalit, inflacion të lartë, zhvlerësim drastik të valutës ekonomike, si dhe me vështirësi të ndryshme ekonomike dhe politike.

Gjatë 12 viteve të ardhshme, vendet e zhvilluara po ashtu do të rrezikohen shumë, ndërsa sipas analizave eksperte, të përmendura në Forumin e sivjemë në Davos, është e mundur që gjatë kësaj periudhe të ndodhin katër skenare në zhvillimin e krizës.

Skenari i parë parashikon ndarje të botës në tre blloqe ekonomike: Lidhja demokratike tregtare, në krye me SHBA-në, grupacioni i vendeve të euro-zonës, si dhe bashkësia ekonomike ndërkombëtare lindore, me Kinën si prijëse.

Në rast të realizimit të skenarit të parë për zhvillimin e mëtejshëm të ekonomisë botërore, fuqia reale ekonomike do të mund të shpërngulet në lindje të planetit, ndërsa SHBA-ja do ta humbte statusin e fuqisë udhëheqëse globale.

Pasoja natyrore nga situata e re e skenës ekonomike botërore do të ishte dobësimi i ndikimit të dollarit, i cili më nuk do të ishte valutë rezerve botërore. Po ashtu, do të zvogëlohej rëndësia edhe euros, parashikojnë ekspertët e Forumit.

Skenari i dytë është "me optimizëm të matur", e mes tjerash parashikon që vendet e zhvilluara të Perëndimit të mendojnë reformë të mirë të sistemit financiar global, me qëllim që të shmangen krizat e reja.

Realizimi i skenarit të dytë parashikon që të arrihet marrëveshje e re për rregullat e lojës në financiat botërore (Breton Vuds 2), në kuadër të të cilave do të formohej edhe Fondi ndërkombëtar për stabilitet financiar, si këmbim për Fondin ekzistues dhe sipas shumë vlerësimeve të tejkaluar financiar ndërkombëtar.

Skenari i mundshëm i tretë i lëvizjeve të ardhshme ekonomike globale është tejet pesimist, sepse parashikon ndarje të tërësishme të botës, ku nuk do të ketë kurrfarë blloqe dhe institucione të përbashkëta.

Në këtë variant, secili vend do të duhet në mënyrë të pavarur të kujdeset për vete, që do të thotë se maksimalisht do të përforcohet edhe dirigjimi ekonomik dhe shtetëror, ndërsa me problemet veçmë të vështira ekzistuese financiare, me luftë për ndarje të derivateve botërore, do të vinte deri në rritje të tensionit ndërkombëtar, madje edhe deri në përleshje ushtarake.

Skenari i katërt për ngjarjet e ardhshme ekonomike globale, është tërësisht në kundërshtim me të tretën, sepse, sipas vlerësimit të raportuesve nga Davosi, është me "optimizëm të madh".

Sipas këtij skenari nga përallat, SHBA-ja me sukses do ta përballonte krizën e tanishme shumë të vështirë ekonomike, derisa vendet e grupacionit BRIK (Brazili, Rusia, India dhe Kanada), po ashtu do të arrijnë të përballohen me ngadalësimin ekonomik dhe do të pranojnë punë të institucioneve të përbashkëta financiare ndërkombëtare, si ilaç më të mirë për tejkalimin e problemeve. Në variantin e tillë, fuqia reale ekonomike sërish do të ishte në anën e të ashtuquajturve ekonomi në rritje të shpejtë.

Në bazë të gjithë asaj që vërejtën ekonomistët, pjesëmarrës në forumin në Davos, megjithatë vështirë është më preciz të thuhet çka në të vërtetë do të ndodhë me ekonominë botërore gjatë dhjetë viteve të fundit.

Megjithatë, një nga konkludimet kryesore të shumë pjesëmarrësve në tubimin e sivjemë në Davos, ishte se ekonomia botërore në mënyrë drastike ka ndryshuar dhe se në këtë proces "Perëndimi i zhvilluar veçmë e ka humbur pozitën e tërësishme dominante".

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur

E Bukura e Dheut
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online

Foleja
Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Të hyrat tatimore për periudhën janar-gusht 2024, ATK: 62.9 milionë euro tatime të mbledhura më shumë se vitin e kaluar

Ekonomi
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Kalo në kategori