LAJMI I FUNDIT:

Procredit Bank rritet për 71 milionë euro

Procredit Bank rritet për 71 milionë euro

ProCredit Bank e përmbyll vitin 2008 me një total të aktives prej 646 milion euro, total të depozitave të klientëve 564 milion euro, dhe vlerën e kredive neto 424 milion euro.

Prej rezultateve të mësipërme shihet se totali i depozitave në ProCredit Bank ka pasur një rritje prej 73 milion Euro në krahasim me vitin 2007, përderisa portofoli i kredive ka pasur rritje prej 91 milion Euro.

“Arritja e këtij suksesi të bankës tonë, i pasqyruar nga rritja e depozitave, rritja e portofolit të kredive dhe e zgjerimit të aktivitetit bankar në mbarë territorin e Kosovës, ka qenë i mundshëm në saje të bashkëpunimit të suksesshëm dhe të shëndosh me të gjithë klientët tanë, të cilët shfrytëzoj rastin ti falënderoj dhe përshëndes përzemërsisht. ProCredit Bank do të vazhdojë përpjekjet dhe angazhimin e saj për të ofruar shërbime sa më cilësore dhe të kënaqshme për klientët.” – tha Philip Sigwart, drejtor gjeneral i ProCredit Bank-ës.

ProCredit Bank e përmbyll vitin 2008 me më shumë se 335 mijë klientë, 60 degë, 108 bankomate, më shumë se 2000 Pos-terminale të vendosura në tërë territorin e Kosovës. Poashtu banka jonë ka 1.158 punonjës – që njëherit e bën ProCredit Bank-ën punëdhënësin më të madh bankar në Kosovë.


ProCredit Bank është shpallur banka më e mirë e vitit 2008 në Kosovë nga revista prestigjioze “The Banker” dhe njëkohësisht është shpallur si banka më e mirë në Kosovë për të tetin vit me radhë nga Finance Central Europe./telegrafi/