LAJMI I FUNDIT:

BE-ja lejoi që bankat greke t’i ndihmojnë filialet në Ballkan

BE-ja lejoi që bankat greke t’i ndihmojnë filialet në Ballkan

Bashkimi Evropian (BE) u dha dritë jeshile bankave greke që t'i ndihmojnë me para shtetërore filialet në vendet e Ballkanit dhe t'i kufizojnë kreditë, shkruan gazeta greke "Katimerini".

Krahas asaj se guvernatori i Bankës Qendrore greke Georgios Provopulos i paralajmëroi drejtorët e bankave greke që të mos i bartin një pjesë të parave shtetërore në vlerë prej 28 miliardë euro, të fituara për tejkalimin e krizës ekonomike, në vendet si Bullgaria, Rumania dhe Serbia, BE-ja megjithatë dha leje.

Sipas njeriut të parë të Bankës Qendrore të Greqisë, bankat greke është rrezik të japin kredi në këto vende.