LAJMI I FUNDIT:

Themelohet Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit

Themelohet Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit

Ky këshill konsiderohet mjaft i rëndësishëm për mbrojtjen e konsumatorit, tha zëvendës ministri i tregtisë dhe Industrisë, Jonuz Kastrati, me rastin e përurimit të këshillit.

Eshte themeluar sot Këshilli për mbrojtjen e konsumatorit, të cilin e përbëjnë përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, komunitetit të biznesit dhe shoqërisë civile.

Ky këshill konsiderohet si instrument i rëndësishëm për rregullimin e tregut, mbrojtjen e konsumatorit dhe evitimin e defekteve gjatë shkëmbimit të mallrave në raportin prodhues-tregtar-konsumator.

Në strategjinë legjislative të MTI-së, është iniciuar amandamentimi i ligjit për mbrojtje të konsumatorit, i cili ka kaluar në qeveri dhe është proceduar në kuvend për miratim. Ndërkaq, këshilli pritet të hartojë programin kosovar për mbrojtjen e konsumatorit, tha më tej Kastrati.