LAJMI I FUNDIT:

Boeing shkurton 10.000 vende pune

Boeing shkurton 10.000 vende pune

Prodhuesi amerikan i aeroplanëve “Boeing” ka paralajmëruar largimin e rreth gjashtë për qind të forcës punëtore, për shkak të humbjeve në tre muajt e fundittë vitit të kaluar, si pasojë e grevës që shkaktoi vonesa në dërgesa dhe recesionit global, i cili uli numrin e kërkesave për aeroplanë.

Kompania, me seli në Çikago, më herët kishte lajmëruar se humbja neto në tre muajt e fundit të vitit të kaluar ishte 56 milionë dollarë, krahasuar me profitin e shënuar në të njëjtën periudhë të vitit 2007.

Zyrtarët thanë të mërkurën se pos reduktimit të 10.000 vendeve të punës, “Boeing” gjatë këtij viti mund të përballet me rritjen e numrit të anulimeve të dërgesave, sepse kompania po lufton për zvogëlimin e numrit të udhëtarëve për shkak të krizës ekonomike në botë.

Telasheve të kompanisë i ka kontribuuar edhe greva pothuajse dymujore e mekanikëve, i cili ka përfunduar më 2 nëntor.


Greva ka ndikuar në vonesat e dërgesave, gjë që i ka kushtuar firmës 1,8 miliard dollarë të hyra.