LAJMI I FUNDIT:

OKB: Kriza do shkaktojë 51 milionë të papunë

OKB: Kriza do shkaktojë 51 milionë të papunë

Kombet e Bashkuara thanë sot se dy vitet e krizës globale finansiare dhe ekonomike mund të bëjnë që 51 milionë njerëz të humbin punën.

Në raportin e Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO) thuhet se në skenarin më optimist, papunësia në botë mund të rritet për 18 .

Nëse situata ekonomike përkeqësohet, shifra mund të rritet për 30 deri 51 milionë deri në fund të vitit.

Raporti thotë se pasojat më të rënda do të ndjehen në vendet në zhvillim, veçanërisht në Azi. /rel/