LAJMI I FUNDIT:

Rreth 5.8 milionë të papunësuar në Rusi

Rreth 5.8 milionë të papunësuar në Rusi

Numri i të papunëve në Rusi në dhjetor është rritur për 511 mijë, dhe arrinë 5.8 milionë persona të aftë për punë, lajmëroi Shërbimi federal për statistikë.

Papunësia në dhjetor është rritur në 7,7 për qind, ndërsa në nëntor arrinte shtatë për qind. Në shtator, numri i të papunëve arrinte 4.744.000, në tetor 5.016.000 ndërsa në nëntor 5.289.000.

Numri i të papunësuarve në Rusi, që nga fillimi i verës deri në fund të dhjetorit, është rritur për 1.700.000 – prej 4.097.000 në 5.800.000 persona..