LAJMI I FUNDIT:

KEK-u mbetet pa gjysmën e energjisë

KEK-u mbetet pa gjysmën e energjisë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka mbetur pa gjysmën e prodhimit të saj, me vetëm me 378 megavat energji elektrike, ndërkohë që pjesa tjetër prej 355 megavatesh është duke u siguruar nga importi.

Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i KEK-ut, Viktor Buzhala, sipas të cilit blloku B2 i Termocentralit “Kosova B”, është ndalë në mënyrë të planifikuar dhe pritet të kthehet në punë gjatë orëve të pasdites.

“Reduktimet e energjisë elektrike janë duke u bërë sipas planit A, B, C. Për kategorinë A furnizimi është duke u bërë, 5 me 1, për atë B, 4 me 2 ndërsa për kategorinë C, 3 me 3”.

Ndërkaq sa i përket njësisë A5 të Termocentralit “Kosova A”, zëdhënësi Buzhala tha se kjo njësi është jashtë prodhimit.