LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria, vendin e 103 per globalizim ekonomik

Shqipëria, vendin e 103 per globalizim ekonomik

Në korniza rajonale, indeks më të lartë të globalizimit ka Sllovenia, në vendin e 20-të, Kroacia - 25, Greqia - 32, Bullgaria - 39, BeH-ja 43 dhe Shqipëria - 103. Për të katërtin vit me radhë në vend të parë gjendet Belgjika, para Irlandës, Holandës, Austrisë dhe Suedisë. Në fund të indeksit janë Bangladeshi, Nepali, Sudani dhe Taxhikistani.

Maqedonia është e 89-ta sipas indeksit të globalizimit për vitin 2009, të clin e shpalli instituti ekonomik zvicran KOF, i cili për çdo vit përllogarit indeksin e globalizimit në korniza botërore.

Instituti me seli në Cyrih tradicionalisht në hulumtimet e tij bën matjen e shkallës së globalizimit ekonomik dhe politik shoqëror.

Sipas indeksit të globalizimit ekonomik, Maqedonia është në vendin e 70-të, me indeks 63.84, sipas globalizimit shoqëror -49 (74.03), ndërsa nuk është ranguar sipas indeksit të globalizimit politik.


Me globalizim ekonomik nënkupton qarkullim të parave, kapitalit dhe transaksioneve, nën ide të zgjeruara shoqërore, informatave dhe interaksioneve me njerëz të shteteve tjera, ndërsa dimensioni politik nënkupton inkuadrimin në politikën ndërkombëtare.