LAJMI I FUNDIT:

Itali, rrezikohen mijëra vende pune

Itali, rrezikohen mijëra vende pune

Rreth 60.000 vende pune në industrinë italiane të automobilave do të rrezikohen, në qoftë se qeveria nuk ndërmerr hapa për të ndihmuar këtë sektor.

Kështu ka thënë të martën drejtori ekzekutiv i “Fiat”-it, Serxho Markione, para takimit të shoqatës rajonale së industrialistëve në Torino.

I pyetur nëse ndan mendimin me sindikatën e industrisë së automobilave, sipas të cilës 60.000 vende pune janë të rrezikuara, Markione ka konfirmuar përgjigjen.