LAJMI I FUNDIT:

Investohet në rritjen e potencialit të eksportit të produkteve bujqësore

Investohet në rritjen e potencialit të eksportit të produkteve bujqësore

Nënshkruhet partneriteti mes Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Evropian në Kosovë dhe Ministrisë Federale të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Gjermanisë dhe Ministrisë së Buqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit rural të Kosovës.

Në projekt është e përfshirë edhe Lituania. Projekti nismëtar zgjat 2 vjet në vlerë prej 2 milion euro, ndërkaq përfitues i këtij projekti është Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit në Kosovë.

Projekti ka për qëllim rritjen e potencialit komercial dhe eksportit të produkteve bujqësore dhe zingjirit ushqimorë në Kosovë përmes përmirësimit të kontrrollit të shëndetit të kafshëve, sigurisë dhe kualitetit të ushqimit në linjë me standardet dhe kërkesat teknike të BE-së./rtklive/