LAJMI I FUNDIT:

Republikanët kundër planit për ekonominë

Republikanët kundër planit për ekonominë

Anëtarë të lartë të partisë Republikane në Shtetet e Bashkuara kanë kërcënuar se do të votojnë kundër planit stimulues për ekonominë me vlerë 800 miliard dollarë të presidentit Obama.

Presidenti Obama promtoi një qasje të re bipartizane kur administrata e tij erdhi në pushtet.

Por shpresat e tij, se paketa ekonomike e shpëtimit me vlerë 825 miliard do të merrte mbështetje nga të dyja palët në kongres, u zbehën kur senatorët e lartë republikanë, thanë se nuk mund ta mbështesnin ligjin në formën aktuale.

Udhëheqësi i pakicës republikane, John Boehner tha se republikanët besonin se kishte nevojë për një plan shpëtimi që do të ndihmonte familjet amerikane dhe bizneset e vogla dhe një paketë shpëtimi që do të funksiononte.


Sipas tij, në formën aktuale paketa stimuluese nuk do të funksiononte.

Ish kandidati republikan për presidencën amerikane, senatori John McCain, tha se duhet të bëheshin ulje të tjera të taksave në vend që të rriteshin shpenzimet.

Zv/presidenti amerikan, Joe Biden tha se ai ishte përpjekur për javë të tëra që të bindte senatorët republikanë të arrinin një kompromis.

Këtë javë, Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë një version të planit të hartuar nga udhëheqësit demokratë dhe pa mbështetjen e republikanëve.

Në të njëjtën kohë, Senati do të fillojë të hartojë një tjetër version që ka mundësi t’u japë republikanëve më shumë të asaj që duan.

Kjo shton edhe masën e provës së parë për aftësinë e presidentit Obama për të ndrequr ekomominë me një shumicë të madhe bipartizane./bbc/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori