LAJMI I FUNDIT:

PS: Porti i Durrësit, më i shtrenjti në rajon

PS: Porti i Durrësit, më i shtrenjti në rajon

Rritja e taksave portuale në Durrës ka nxitur reagimin e socialistëve, të cilët e kanë vlerësuar si një skandal të madh që rëndon mbi biznesin dhe të gjithë ata që hyjnë e dalin nga porti më i madh i vendit. Tarifat e imbarkimit për person në Bari e Ankona janë 2 euro, në Portin e Durrësit me taksat e reja pritet të shkojnë në 6 euro.

Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe rritja vjen si e papajtueshme me krizën që po kalon vendi dhe aq më shumë krizën globale e cila prej të paktën një muaji i ka dhënë pasojat e saj në veprimtarinë e reduktuar të anijeve tregtare që operojnë në portin më të madh të vendit.

Në një konferencë për shtyp, drejtuesit e Partisë Socialiste të Durrësit kanë denoncuar këtë rritje të taksave portuale që është realizuar pa u konsultuar më parë me grupet e interesit, qofshin këta operatorë privatë vendas e të huaj apo me këshillin konsultativ të tyre.

Ky vendim për rritje të taksave rëndon drejtpërdrejt në barrën fiskale të biznesit detar dhe biznesit që operon mallrat nga ky port. Njëkohësisht rrit fiktivisht edhe çmimet e biletave për të gjithë pasagjerët që kalojnë nga Porti Detar i Durrësit.


Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori