LAJMI I FUNDIT:

Pikat doganore me Serbinë dhe kontrabanda, drejt vënies nën kontroll

Pikat doganore me Serbinë dhe kontrabanda, drejt vënies nën kontroll

Pikat doganore 1 dhe 31, në kufirin me Serbinë janë duke u vënë nën kontroll ka deklaruar në një konferencë për media, Bashkim Smakaj, përfaqësues i policisë doganorë. Sipas tij ka disa sinjale të përmirësimit atje dhe policët ndërkombëtarë të EULEX-it kanë filluar funksionimin në të dyja pikat.

“Ka një numër prej 15 policësh në portën 1 dhe 16 policë në atë 31. Komunikimi është më i mirë edhe ka shkëmbim të informatave me policinë ndërkombëtare”, tha Smakaj.

Policia Doganore e Kosovës vetëm gjatë viti 2008 është ballafaquar me 12 mijë raste të ndryshme si, arrestime, kalim të paautorizuar të kufirit, kontrabandim me emigrantë, me qenie njerëzore, raste me dokumente të konfiskuara, posedim të narkotikëve, posedim armësh etj, ndërsa, raporton se ka sinjale të përmirësimit të gjendjes në portat doganore 1 dhe 31 në veri të Kosovës.

Duke i veçuar rastet nga më të ndryshimet, Smakaj tha se ata janë ndeshur me 617 raste arrestime, 141 raste të personave të ndaluar, 62 raste kalim të paautorizuar të kufirit, 18 raste kontrabandim me emigrantë, 7 raste me qenie njerëzore, 141 raste me dokumente të konfiskuara, 5 raste me posedime të narkotikëve dhe raste të shumta posedim armësh.


“Ne kemi pasur edhe raste tjera si 2840 raste të personave të refuzuar në hyrje dhe dalje të shtetit, 1749 raste të refuzimit të automjeteve të hyrjeve dalje në shtet, 320 raste të personave që janë depërtuar nga dhe prej Kosovës, dhe prej shteteve të jashtme në Kosovë si dhe 215 raste kontrabandim me mallra”, tha Smakaj./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori