LAJMI I FUNDIT:

ProCredit Bank fillon vitin 2009 me 60 degë

ProCredit Bank fillon vitin 2009 me 60 degë

ProCredit Bank fillon vitin 2009 duke zgjeruar veprimtarinë e saj bankare me katër degë të reja në territorin e Kosovës, në zonat ku klientët kanë mungesë të shërbimeve bankare. “Hapja e këtyre degëve në Pejë, Roganë, Mitrovicë dhe ajo e fundit në Fushë Kosovë shprehin përpjekjet tona për të qenë sa më afër klientëve tanë”, tha Florin Lila, zv/drejtor gjeneral në ProCredit Bank.

ProCredit Bank fillon vitin 2009 me 60 degë; të gjitha këto degë janë të pajisura me teknologjinë e fundit dhe që të gjitha ofrojnë shërbime gjashtë ditë në javë.

“Hapja e këtyre degëve është pjesë e politikës sonë që të jemi atje ku kërkohen shërbimet tona bankare. Ne dëshirojmë që të jemi sa më afër që të jetë e mundur për klientët tanë dhe të ofrojmë shërbime bankare të cilat mund të merren lehtë”- deklaron Florin Lila, zv/drejtor gjeneral në ProCredit Bank.

Tutje, Lila tha se të gjitha degët tona ofrojnë shërbime të shkëlqyeshme për klientët si dhe një gamë të gjerë të produkteve bankare.


"Në operacionet tona kreditore, ne përqendrohemi në dhënien e kredive për ndërmarrjet shumë të vogla, të vogla dhe të mesme, meqë jemi të bindur se këto biznese krijojnë numrin më të madh të vendeve të punës si dhe japin kontribut tejet të çmueshëm në ekonominë e Kosovës”.

Në fund të vitit 2008 numri i depozitave të klientëve në ProCredit Bank kanë arritur shumën rreth 565 milion euro. Kjo tregon se edhe pas 9 viteve të veprimtarisë, ProCredit Bank mbetet banka e parë dhe më e besueshme në Kosovë. Ndërkohë që në fund të vitit 2008 ProCredit Bank ka rritur porotfolion aktive të kredive në 424 milion Euro./telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Trepça eksporton 237.50 tonelata koncentrat të plumbit

Ekonomi
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Kalo në kategori