LAJMI I FUNDIT:

VV injoron akuzat për “ekstremizëm fetar”

VV injoron akuzat për “ekstremizëm fetar”

Në Lëvizjen Vetëvendosje nuk e shohin të udhës që të komentojnë deklaratat e deputetit nga radhët e AAK-së, Burim Ramadani, i cili ka shkruar se partia që e drejton Albin Kurti është duke ndjekur të njëjtën vijë me Lëvizjen Islame Bashkohu.

“Nuk kemi çka i shtojmë më tepër konferencës së djeshme për shtyp sa i përket AAK-së, e aq më pak postimeve në Facebook të deputetit Burim Ramadani”, ka thënë për Telegrafin, Erzen Vraniqi, përgjegjës për komunikim me media në Lëvizjen Vetëvendosje.

Debati ndërmjet përfaqësuesve të partive opozitare është ashpërsuar pas protestës së organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje kundër ratifikimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar AAK-në se është duke ia bërë argatin Qeverisë Thaçi, ndërsa ka lëshuar edhe deklarata në të cilat theksohet se krerët e partisë që drejtohet nga Ramush Haradinaj janë bosë të haraçit në rajonin e Dukagjinit.

Ndërsa, AAK-ja ka theksuar se këto “shpifje të Vetëvendosjes nuk iu bëjnë përshtypje qytetarëve të Kosovës, e as atyre të Dukagjinit”. AAK e ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje që të gjitha akuzat, nëse ka fakte, t’i drejtojë në organet kompetente vendore dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë, debati është zhvendosur edhe në rrafshin e akuzave për lidhje me veprimet ekstremiste fetare.

Në profilin e tij në Facebook, deputeti Burim Ramadani, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje, Lëvizja Islame Bashkohu dhe Gëzim Kelmendi, deputet i Partisë së Drejtësisë, kanë gjuhën e njëjtë për shamitë, mësim-besimin në shkolla, plasojnë shpifjet plotësisht të njëjta për AAK-në dhe shprehin urrejtjen e njëjtë kundër Skënderbeut, vlerave perëndimore dhe dashurinë e njëjtë për orientalizmin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori