LAJMI I FUNDIT:

Pritet të mbahet takimi i liderëve për reformën zgjedhore

Pritet të mbahet takimi i liderëve për reformën zgjedhore

Gjatë së martës pritet që të mbahet takimi i liderëve për reformën zgjedhore, takim ky i thirrur nga lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.

Ndonëse deri më tash janë mbajtur disa takime, ende vazhdojnë të mbesin çështje të hapura si zgjedhja e presidentit, përbërja e Komisionit Qendror Zgjedhor dhe vendeve të rezervuara.

Deri më tash liderët janë pajtuar në pikën që ka të bëjë me zonat zgjedhore, ku është vendosur që të ketë vetëm një zonë zgjedhore, si dhe të shkohet me lista të hapura.


Takimi i thirrur nga lideri I AKR-së, Behgjet Pacolli pritet të mbahet në ora 14 në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës. /Telegrafi/