LAJMI I FUNDIT:

Asanaj u vetëvra, por hetimet mund të rihapen

Asanaj u vetëvra, por hetimet mund të rihapen

Prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, Blerim Isufaj ka thënë se rasti “Dino Asanaj”, është mbyllur me konstatimin si vetëvrasje, kurse për rastin “Hamdi Sopa” nuk ka dashur të flasë shumë.

Isufaj ka lënë të hapur mundësinë për të hapur sërish hetime në rastin “Dino Asanaj”, nëse gjenden prova të reja që dëshmojnë të kundërtën.

Ndërkaq, për rastin e Hamdi Sopës, duke folur në emisionin “Puls” të KTV-së, prokurori Isufaj nuk ka dashur të flasë, duke thënë se është rast nën hetime dhe se shumë shpejt do të përfundojnë hetimet.


Eksperti i mjekësisë së ligjore, Arsim Gërxhaliu, ka thënë se i ndjeri Dino Asanaj, kishte 11 plagë dhe sipas tij është vërtetuar se ato plagë janë shkaktuar nga vetë Dino Asanaj, transmeton ORAinfo.

Ndërsa, psikiatri Isuf Ulaj, ka thënë se i ndjeri nuk ka pasur histori të trajtimit psikiatrik. /Telegrafi/