LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Gjysma e PDK-së pa shkollë të mesme

Gashi: Gjysma e PDK-së pa shkollë të mesme

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi ka ironizuar me zyrtarët e Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se gjysma prej tyre nuk kanë mbaruar shkollën e mesme.

Gashi, në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se janë duke u angazhuar që të gjithë mësuesve që kanë dhënë kontribut në vitet ’90 – ’99 t’u njihet stazhi i punës.

Nëse jo, sipas tij, duhet t’u marrin diplomat e shkollës së mesme.


Kur ka përmendur shkollën e mesme dhe diplomat, Arben Gashi ka përmendur edhe zyrtarët e PDK-së, duke ironizuar me ta.

Gashi ka thënë se PDK-ja nuk do ta ketë problem për heqjen e diplomave, pasi që sipas tij, gjysma prej tyre s’i kanë as ato.

“Ne angazhohemi që të gjithë mësuesit që kanë dhënë kontribut ne vitet 90-99 tu njihet stazhi i punës, nëse jo, të na hiqen edhe në diplomat e shkollës se mesme. PDK se ka problem se gjysma nuk e kanë kryer shkollën e mesme hiq”, ka shkruar Gashi në profilin e tij në Facebook, citon ORAinfo. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori