LAJMI I FUNDIT:

Kërkohet bashkëpunim ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Kosovës

Kërkohet bashkëpunim ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Jakup Krasniqi, priti të martën një delegacion nga Këshilli i Evropës, në të cilin takim u kërkua të rritet bashkëpunimi mes Këshillit të Evropës dhe Kosovës.

Delegacioni nga Këshilli i Evropës ishte në përbërje të Matjaz Gruden, zëvendësdrejtor i Kabinetit të Torbjorn Jagland, Uwe Muller, këshilltar politik në drejtoratin për Këshillëdhënie Politike, Tim Cartwright, shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, si dhe Andrew Forde , zëvendësshef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë.

Temë diskutimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi i drejtpërdrejtë i Këshillit të Evropës me Kosovën, pas miratimit të Rezolutës për Kosovën nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës. Me këtë rast u diskutua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit me KE-në në disa fusha të rëndësishme, me theks të veçantë që ka të bëjë me të drejtat e njeriut.


Delegacioni nga Këshilli i Evropës theksuan se në Kosovë ka më pak se dy milionë evropiane që ende nuk mund t’i gëzojnë të drejtat ashtu siç është paraparë sipas Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriu, si dhe sipas të gjitha standardeve që lidhen me sundimin e ligjit.

U sqarua se KE-ja është e interesuar që të zgjerojë këto aktivitete dhe t’i identifikojë edhe disa nga fushat kyçe në të cilat Kosova ka nevoje për mbështetje. Pasi ata theksuan përkushtimin e tyre për të realizuar misionin e tyre në ndihmë dhe mbështetje për Kosovës thanë se pa marrë parasysh vështirësitë në të cilat do të hasin, do ta përforcojmë sa më shumë kontributin dhe punën e tyre në Kosovë.

Ndërsa, kryeparlamentari Krasniqi duke falënderuar delegacionin e Këshillit të Evropës për bashkëpunimin që kanë pasur gjatë këtyre viteve në tri fusha kryesore: zhvillimin e demokracisë, sundimin e rendit dhe ligjit, si dhe të drejtave dhe lirive të njeriut, ndërsa shtoi se në këto fusha akoma ka nevojë për mbështetje dhe mbikëqyrje.

Krasniqi pasi njoftoi ata edhe lidhur me punën dhe angazhimet e gjertanishme të komisioneve parlamentare dhe Kuvendit, theksoi se miratimi i Rezolutës për Kosovën nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës, i ka hapur rrugë Kosovës që të rrisë bashkëpunimin me KE-në.

Duke vlerësuar përkushtimin e Sekretarit të Përgjithshëm për të shtuar angazhimin e KE-së në Kosovë, kreu i Kuvendit tha se shkalla e bashkëpunimit mes Këshillit të Evropës dhe Kosovës duhet të rritet edhe më shumë në të ardhmen. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori