LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj fton investitorët britanikë në Kosovë

Haradinaj fton investitorët britanikë në Kosovë

Në përmbyllje të vizitës së tij treditore në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pati një takim të veçantë me të ngarkuarin e posaçëm të kryeministrit David Kamerun për Tregti dhe Investime të Mbretërisë së Bashkuar, Lordin Marland, me të cilin diskutoi aspektet që ndërlidhen me politikat ekonomike, tregtinë ndërshtetërore dhe investimet potenciale britanike, që do të mund të orientoheshin në Republikën e Kosovës.

Haradinaj, duke e theksuar rëndësinë e zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe duke elaboruar potencialet dhe resurset që janë në Kosovë, kërkoi nga Lordi Marland që të inkurajojë investitorët dhe bizneset britanike për të investuar në Kosovë, theksohet në komunikatën e AAK-së.

Ai tha se Kosova është vend mik i Mbretërisë së Bashkuar dhe në çfarëdo rrethane do ta vlerësojë lartë kontributin e këtij shteti për lirinë, ndërtimin institucional dhe tash, mbi të gjitha, për ngritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës.


Përveç në fusha të tjera, kryetari Haradinaj ka thënë se bashkëpunimi ekonomik midis Kosovës dhe Britanisë së Madhe është me interes të veçantë.

“Haradinaj ka garantuar se si në kuadër të rolit aktual në skenën politike të Kosovës, e sidomos me rastin e marrjes së përgjegjësive në qeverisjen e vendit, për investimet e huaja, e në veçanti për investitorët britanikë, nuk do të ketë barriera, por përkundrazi do të krijohen lehtësi dhe garanci shtetërore për investimet e tyre”, thuhet në komunikatë.

Vizita zyrtare treditore e Haradinajt në Londër të Mbretërisë së Bashkuar, përfshiu takime të rëndësishme dhe të niveleve të larta, përfshirë ministrin për Evropë në kabinetin e kryeministrit David Kamerun, David Lidington, pritja në Dhomën e Lordëve nga Lordi Bownes dhe takime të tjera në Parlamentin Britanik, me deputetë të ndryshëm, ku u theksua nevoja për bashkëpunim intensiv midis Britanisë së Madhe dhe Republikës së Kosovës.

Gjatë kësaj vizite pati edhe takime të tjera të rëndësishme me zyrtarë të lartë të BERZH-it, përfaqësues institucionesh të ndryshme, të interesuara për bashkëpunim me Kosovën dhe media prestigjioze ndërkombëtare.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e ish-kryeministrit Haradinaj, pas shumë vitesh, në Londër të Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Ahmeti, Siljanovskës: Ushtarët e UÇK-së kanë luftuar për liri, nuk kanë qenë dezertorë

Politikë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Kalo në kategori