LAJMI I FUNDIT:

Sulmuesi i mbrëmshëm serb, ishte arrestuar edhe më parë

Sulmuesi i mbrëmshëm serb, ishte arrestuar edhe më parë

Burime të sigurta nga veriu kanë bërë të ditur se serbi i arrestuar për shpërthimin e mbrëmshëm në “Lagjen e Boshnjakëve” me ç’rast dy fëmijë të komunitetit serb kishin pësuar lëndime, ka qenë i arrestuar edhe më parë për vepra të ngjashme.

“Srgjan Stojanovic është arrestuar për një rast të eksplodimit edhe në vitin 2003 që ka ndodhur në Shtërpcë”, kanë thënë burimet e Kosovapressit.

Ndryshe, ky person vazhdon të mbahet në polici si i dyshuar për rastin e shpërthimit të mbrëmshëm në Lagjen e Boshnjakëve në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/