Dialogu e mëposhtëm është biseda zyrtare e protokollit më të lartë të zhvilluar në Kremlin në zyrën e Joseph Vissarionovich Stalinit. Ajo është regjistruar gjatë takimit zyrtar të vizitës në prill 1947, të delegacionit të nivelit të lartë të Jugosllavisë nën drejtimin e numrit dy të saj Edvard Kardelj, ministrit të Jashtëm jugosllav Stanoje Simic dhe ambasadorit jugosllav në Moskë, Vladimir Popovic. Stalini e cilëson besnikërinë e shqiptarëve si besnikëri qeni. Zyrtarët diskutojnë dhe për Enver Hoxhën.
Stalini: Si ju shkojnë punët me Shqipërinë? Enver Hoxha po ankohej rreth këshilltarëve të juaj politik në armatën e tyre, kinse ju po ua dobësoni disiplinën, apo çfarë është puna?
Kardelji: Kjo për ne është diçka e re. Neve në lidhje me këtë nuk na kanë thënë asgjë.
Stalini: Çfarë prejardhje kanë shqiptarët?
Kardelji: Ata janë pasardhës të Ilirëve.
Stalini: Më kujtohet kur Titoja më fliste se ata (lexo shqiptarët Sh. V.) janë shumë të ngjashëm me baskët.
Kardelji: Po, ajo është e vërtet.
Stalini: Si duket ai popull është mjaft i prapambetur dhe primitiv.
Ndërhynë ambasadori Jugosllaven në Rusi.
Popovici: Por, janë trima dhe besnik të mëdhenj.
Stalini: Po, ata mund të jenë besnik si qentë. Ajo është karakteristikë e popujve primitivë. Tek ne, ashtu besnik kanë qenë çuvashët (popull në Rusi me prejardhje të përzier turko-finlandezo-ugare Sh. V.). Carët e Rusisë i mbanin për roje personale…
***
Stalini: A e njihni Enverin mirë? Çfarë mendimi keni ju për te? A është ai njeri i qëndrueshëm? A do të mbetet deri në fund me neve?
Kardelji: Mendimi jonë për te është kryesisht si njeri i mirë dhe i ndershëm edhe pse ka mjaftë vija të intelektualit provincial. Në luftë ka pas qëndrim stoik dhe populli e donë. Por, i mungojnë njohuritë marksiste-leniniste. Megjithatë, ne konsiderojmë se ai do mbetej i qëndrueshëm. Sipas mendimit tonë njeriu më i qëndrueshëm atje është Koçi Xoxe, i cili është punëtor, por që edhe atij i mungon arsimimi i tillë.
Stalini: Ata dy kishin një mos marrëveshje…
Kardelji: Tani ajo është përmirësuar.
Stalini: Çfarë mendoni ju?
Molotovi: Unë mendojë se mendimi i jugosllavëve është i drejtë. E kam parë Hoxhën në Paris. Ka pamje të bukur dhe lë një përshtypje të mirë. Është mjaft i kulturuar, por në edukatën e tij vërehet ndikimi i perëndimit…
***
Simici: Ka të dhëna që thonë se shqiptarët janë populli më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Disa fjalë prej tyre vërtetojnë se gjuha shqipe është më e vjetër se greqishtja. Fjala e tyre “Afrodita” është huazuar nga gjuha shqipe. Në gjuhën greke kjo nuk ka kuptim.
Stalini: Ky popull ka mbetur shumë mbrapa në zhvillim.
Popovici: Shqiptarët janë shumë trima dhe njerëz besnikë.
Stalini: Të tillë kanë qenë tek ne çuvashët. Carët rusë i merrnin ata në gardën personale.
Kardelji: Tek ne, në territorin e Kosovës dhe Metohisë edhe sot jetojnë më shumë shqiptarë sesa serbë. Ne mendojmë, që më vonë, kur të vendosim lidhje më të ngushta me shqiptarët, këto territore t’ua japim atyre.
Stalini: Po si janë ndodhur shqiptarët në këto territore?
Kardelji: Janë vendosur në këtë krahinë në kohën e turqve. Ndërsa, një pjesë e popullsisë është asimiluar.
Stalini: Po si ka mundësi që një popull me nivel më të ulët zhvillimi, ka mundur të arrijë një gjë të tillë? Si shpjegohet kjo?…
(Botuar në Beograd nga gazeta “Borba” në 12-13 gusht 1989 dhe në librin “Rusia dhe Kosova” të ambasadorit Shaqir Vukaj, Fq. 93)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Në hava kam me t’çu se e kam vajzën deputete”, Deliu-Kodra me kritika të ashpra ndaj deputetes së LVV-së duke ia kujtuar rastin e 90-vjeçarit
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Ju kemi njohur para lufte...ju njohim edhe tash”, Haxhiu, opozitës: Milionerë nuk ishit, jeni bërë vetëm duke qenë në qeveri
Vihet gurthemeli i dy klinikave në QKUK – vlera e tyre arrin mbi 4 milionë euro
Shtëpia-muze që ruan dhimbjet e viktimave të masakrës së Poklekut
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit