LAJMI I FUNDIT:

BAFTA: Affleck, regjisori më i mirë

BAFTA: Affleck, regjisori më i mirë

Ylli i Hollywoodit, Ben Affleck, ka arritur një tjetër sukses si regjisor me filmin e tij ‘Argo’. Në mbrëmjen e ndarjes së çmimeve ‘Bafta’, aktori i famshëm amerikan mori çmimin e regjisorit më të mirë, ndërsa filmi i tij u shpall si më i miri i vitit 2012.

Ceremonia u organizua në Royal Opera House të Londrës të dielën në mbrëmje. Pasi mori çmimet, Affleck u shpreh: “Është një surprizë e madhe për mua. Jam shumë mirënjohës për njerëzit që më kanë ndihmuar në karrierën time dhe krenar për veten.”

Filmi ‘Argo’ mundi konkurrencën e ‘Les Miserables’, ‘Life Of Pi’ dhe ‘Zero Dark Thirty’, ndërsa Ben Affleck, i cili nuk është i nominuar për regjisorin më të mirë në çmimet Oscar, la pas edhe Quentin Tarantino, Ang Lee, Kathryn Bigelow dhe Michael Haneke.

Cmimin e aktorit më të mirë e mori Daniel Day-Lewis për interpretimin në filmin ‘Lincoln’ dhe tashmë shihet si favorite kryesor për fitoren edhe në çmimet Oscar.


Lista e plotë e çmimeve BAFTA:

Filmi më i mirë – "Argo"

Regjisori më i mirë – Ben Affleck ("Argo")

Aktori më i mirë – Daniel Day-Lewis ("Lincoln")

Aktorja më e mirë – Emmanuelle Riva ("Amour")

Aktori jo-protagonist më i mirë – Christoph Waltz ("Django Unchained")

Aktorja jo-protagoniste më e mirë – Anne Hathaway ("Les Miserables")

Aktori zbulim (i votuar nga publiku) – Juno Temple

Filmi jo në anglisht më i mirë – "Amour|

Dokumentari më i mirë – "Searching For Sugar Man"

Filmi britanik më i mirë – "Skyfall"

Filmi i animuar më i mirë – "Brave"

Skenari më i mirë – "Django Unchained" (Quentin Tarantino)

Kolona zanore më e mirë – "Skyfall" (Thomas Newman)

Cmimi i kinematografisë – "Life Of Pi" (Claudio Miranda)

Kostumografia më e mirë -"Anna Karenina" (Jacqueline Durran)

Filmi me metrazh të shkurtër i animuar më i mirë – "The Making Of Longbird"

Filmi më i mirë me metrazh të shkurtër – "Swimmer"

Efektete speciale më të mira – "Life Of Pi"

/TCH/Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Albumi i ri i Katy Perry-t “goditet” nga kritikët, pretendojnë se albumi tingëllon i krijuar përmes Inteligjencës Artificiale

Magazina
Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Radio Dukagjinit i bashkohet Mjellma Pallaska

Magazina
Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Jennifer Lopez, Meryl Streep dhe Julia Roberts bashkohen me Oprah në përkrahje të Kamala Harris

Magazina
Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Angelina Jolie duket absolutisht mahnitëse në kopertinën e “CR Fashion Book”

Magazina

"Mbretëresha e Ligës së Kampionëve" - The Sun shkruan për moderatoren shqiptare, Eva Murati

Magazina
Publikohet

Publikohet "Ma Bella" nga Dafina Zeqiri, GIMS dhe Accaoui

Magazina
Kalo në kategori