LAJMI I FUNDIT:

Rexhepi: Edhe serbët do të paguajnë doganë

Rexhepi: Edhe serbët do të paguajnë doganë

Edhe mallrat që dedikohen për serbët e Kosovës, e që futen në pikat kufitare Jarinë e Merdar, do të paguajnë taksa e doganë, ka thënë ministri Bajram Rexhepi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka hedhur poshtë deklarimet e kryeministrit serb, Ivica Dacic, i cili pas takimit të djeshëm tha se janë marrë vesh që mallrat për serbët të kalojnë pa taksa dhe doganë nëpër këto pika kufitare.

“Edhe mallrat që dedikohen për serbët e Kosovës, e që futen në pikat kufitare Jarinë e Merdar, do të paguajnë taksa e doganë”, tha Rexhepi për KTV, transmeton Koha.net. /Telegrafi/