LAJMI I FUNDIT:

Barrichello fiton në Monza

Barrichello fiton në Monza

Rubens Barrichello ka dalë fitues i Çmimit të Madh të Italisë në Monza duke dalë para pilotit tjetër të Brawn GP, Jenson Button për 2.8 sekonda.

Me këtë fitore Barrichello ngushton diferencën me shokun tij të skuadrës në 14 pikë.

I treti që u ngjit në podium ishte piloti i Ferrarit, Kimi Raikkonen, pas dështimit të Lewis Hamilton në xhiron e fundit.

Vendin e katërt e zuri piloti i Force India, Adrian Sutil, i ndjekur nga piloti i Renaultit, Fernando Alonso dhe ai i McLarenit, Heikki Kovalainen.


Renditja në Çmimin e Madh të Italisë:

1. Rubens Barrichello
2. Jenson Button
3. Kimi Raikkonen
4. Adrian Sutil
5. Fernando Alonso
6. Haiki Kovalainen
7. Nick Heidfeld
8. Sebastian Vettel
9. Giancarlo Fisichella
10. Kazuki Nakajima
11. Timo Glock

Renditja e përgjithshme e pilotëve pas Monzas:

1. Jenson Button – 80 pikë
2. Rubens Barrichello – 66 pikë
3. Sebastian Vettel – 54 pikë
4. Mark Webber – 51.5 pikë
5. Kimi Raikkonen – 40 pikë