LAJMI I FUNDIT:

Albiol shpreson të luajë në Cyrih

Albiol shpreson të luajë në Cyrih

Mbrojtësi i Real Madridit, Raul Albiol, ka pësuar një lëndim në ndeshjen e të shtunës mbrëma të cilën Mbretërit e fituan kundër Espanyolit me rezultat 3-0.

Si pasojë e këtij lëndimi, Albiol mund të mungojë në takimin e të martës mbrëma në Zvicër, ku Reali do ta zhvillojë ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve kundër FC Zurich.

“Nyja është e ënjtur, por shpresoj që të rikuperohem për ndeshjen e të martës”, ka thënë Albiol për faqen zyrtare të klubit.