LAJMI I FUNDIT:

Mourinho: Eto’o është sulmuesi më i mirë në botë

Mourinho: Eto’o është sulmuesi më i mirë në botë

Trajneri i Interit, Jose Mourinho, thotë se Samuel Eto’o është sulmuesi më i mirë në botë me të cilin ka punuar ndonjëherë.

Portugezi ka thënë fjalë të mira për kamerunasin para ndeshjes së rëndësishme kundër Barcelonës në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

“Eto’o është sulmuesi më i mirë me të cilin kam punuar ndonjëherë. Ai është sulmuesi më i mirë në botë”.

“Lojtarët e mi janë gjithmonë më të mirët. Derisa isha te Chelsea dhe te Porto ishin më të mirit, ndërsa vitin e kaluar Ibrahimovici ishte më i miri në botë, dhe tani mendoj se është Eto’o. Gjithmonë mendoj kështu”, është cituar Mourinho nga “Sport”.