LAJMI I FUNDIT:

Kuqi shënon në humbjen e Koblenzit

Kuqi shënon në humbjen e Koblenzit

Sulmuesi kosovar me nënshtetësi finlandeze, Shefki Kuqi, ka shënuar gol në takimin e sotëm të Bundesliga II, edhe pse ekipi i tij, Koblenz, u mposht në udhëtim te Hansa Rostock.

Vendasit kaluan të parët në epërsi pas vetëm nëntë minutash lojë me anë të Martin Retov, para se Kuqi të barazojë për mysafirët në minutën e 25-të të lojës. Fitoren Hansas ia solli Marcel Schied në fund të pjesës së parë.

Goli është i treti për Kuqin në katër ndeshje në Bundeliga 2, dhe i pesti i tij për Koblenzin, pas dy golave të shënuan në takimet për Kupën e Gjermanisë.