LAJMI I FUNDIT:

Casillas sot mbush 10 vjet në portën e Realit

Casillas sot mbush 10 vjet në portën e Realit

Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, ka thënë se shpreson në më shumë sukses në të ardhmen, me rastin e 10-vjetorit të debutimit në portën e klubit mbretëror.

Spanjolli pikërisht sot mbush 10 vite qëndrimi në portën e Real Madridit. Ai debutoi më 12 shtator të vitit 1999 në takimin përballë Athletic Bilbao.

“Është e pabesueshme që kanë kaluar dhjetë vite nga debutimi im. E vërteta është se këto ishin vitet më të bukura. Sigurisht kishte shumë rënie dhe ngritje, por ishte më shumë se një përvojë e mirë”, ka thënë Casillas.

Spanjolli është një prej lojtarëve të Real Madridit i cili nënshkroi marrëveshje të përjetshme me klubin, marrëveshje e cila skadon madje në vitin 2017.


“Shpresoj se do të arrij të fitoj edhe në shtatë vitet e ardhshme, dua të fitoj ende trofe. Them shtatë vite, pasi marrëveshja ime skadon në vitin 2017”, ka shtuar Casillas.