LAJMI I FUNDIT:

Zoff: Anglia do ta fitojë Botërorin

Zoff: Anglia do ta fitojë Botërorin

Portieri legjendar italian dhe fituesi i Kupës së Botës në vitin 1982, Dino Zoff, ka favorizuar përfaqësuesen e Anglisë, si skuadër e cila mund ta fitojë Botërorin e ardhshëm.

Zoff thotë se Italia dhe Marcelo Lippi e kanë shumë të vështirë që ta fitojnë sërish Kampionatin Botëror që mbahet vitin e ardhshëm në Afrikën e Jugut.

“A mund ta fitojmë Kupën e Botës sërish? Dyshja është gjithmonë e vështirë, por e mundur”.

“Janë Brazili, Italia, Spanja, por mbi të gjithë e shoh një skuadër të madhe të Anglisë”.


“Problemi i vetëm është se ata shpenzojnë shumë energji dhe luajnë shumë ndeshje. Ata thuajse luajnë çdo ditë në Angli”.

“Sido që të jetë, ata e kanë Capellon, i cili luan futboll të thjeshtë, por të guximshëm. Ai është një trajner normal, i cili sjell fitore”, ka thënë Zoff për “Sportmediaset”.