LAJMI I FUNDIT:

Totti: Kam refuzuar Realin dhe Barcën për Romën

Totti: Kam refuzuar Realin dhe Barcën për Romën

Simboli i Romës, Francesco Totti, ka thënë se e meriton një kontratë të re me Giallorossët duke qenë se ka refuzuar para të majme nga Real Madridi dhe Barcelona disa vite më parë.

Kapiteni do të shpërblehet me kontratë pesëvjeçare me pagë vjetore prej pesë milionë eurosh, ndërkohë që disa kritikë e kanë konsideruar si hap të gabueshëm të Romës këtë kontratë.

“Mendoj se e kam merituar kontratën. Askush nuk më ka dhuruar kurrë diçka. Është një kontratë e rëndësishme, por unë kurrë nuk kam menduar për paratë, përndryshe do të shkoja te Real Madridi ose Barcelona, kur ata më dëshironin në moshë 26-vjeçare dhe më ofronin dyfishin e kësaj që marr tash”.

“Gjithmonë kam dashur të kem karrierë me këtë fanellë. Prandaj meritoj respekt, sepse është çështje zemre, jo parash”, ka thënë Totti për “Sky Sport Italia”.