LAJMI I FUNDIT:

Eboue në planet e Juves

Eboue në planet e Juves

Juventusi planifikon ta transferojë mbrojtësin e Arsenalit, Emmanuel Eboue, për t’u dhënë fund njëherë e përgjithmonë dyshimeve në mbrojtje.

Tuttosport” njofton se ky transferim planifikohet të ndodhë gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që trajneri Ciro Ferrara kërkon një mbrojtës të denjë të krahut të djathtë.

Jonathan Zebina vazhdon të ketë probleme me lëndimet, ndërsa Zdenek Grygera e ka të vështirë të luajë në sistemin e ri të trajnerit.

Juve dëshiron të jetë garues i fuqishëm për Scudetto dhe në Ligën e Kampionëve, kështu që duhet t’i sigurojë të gjitha pozitat.


Veç tjerash, Eboue mund të luajë edhe si mesfushor, kështu që do t’i jepte Ferraras më shumë hapësirë për taktika të reja.