LAJMI I FUNDIT:

Galliani: Nuk do t’ia shesim klubin Taçit

Galliani: Nuk do t’ia shesim klubin Taçit

Zëvendëspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, thotë se manjati shqiptar Rezart Taçi nuk është duke blerë ndonjë pjesë të madhe të klubit rosoner.

Të mërkurën mediat italiane spekuluan se Taçi kishte udhëtuar në Milano për të investuar te Rossonerët, dhe lajmi vjen vetëm një javë pasi ishte spekuluar lideri libanez Muammar al-Gaddafi dëshironte ta blejë Milanin.

Mirëpo, Galliani ka reaguar për të thënë se klubi nuk do t’i shitet pasanikut shqiptar, porse është pronë e kompanisë “Fininvest”, të presidentit Silvio Berlusconi.

“Nuk do të shiten aksione në klub. Nuk ekzistojnë aksione të vogla ose të mëdha, dhe ky diskutim është i mbyllur”, është shprehur Galliani për “La Gazzetta Dello Sport”.


Përkundër këtij mohimi të Gallianit, gazeta thotë se Taçi mund të shndërrohet në një partner të rëndësishëm te Milani.