LAJMI I FUNDIT:

Villa: Kualifikimi gjëja më e vogël

Villa: Kualifikimi gjëja më e vogël

Sulmuesi spanjoll David Villa thotë kualifikimi i Spanjën për në Botërorin e ardhshëm është gjëja më e vogël që duhej ta arrinin duke llogaritur në potencialin që ka kjo përfaqësuese.

Me fitoren e të mërkurës mbrëma prej 3-0 kundër Estonisë, Spanja ka marrë vizën për në Afrikën e Jugut, meqenëse Bosnja barazoi përballë Turqisë.

“Bosnja na bëri që të luftojmë për një vend, mirëpo edhe ashtu plani ynë ishte të fitonim. Ne e kemi kërkuar këtë vend qe një kohë”

“Ne jemi të lumtur, jo vetëm për faktin që jemi kualifikuar, por edhe nga mënyra se si e kemi arritur këtë. Me potencialin që ka Spanja, një vend për finalet e Kupës së Botës, është gjëja më e vogël që mund të arrijmë”, ka thënë sulmuesi i Valencias.