LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic mendon të tërhiqet nga përfaqësuesja

Ibrahimovic mendon të tërhiqet nga përfaqësuesja

Sulmuesi boshnjak me pasaportë suedeze, Zlatan Ibrahimovic, planifikon të tërhiqet nga përfaqësuesja e Suedisë pas Kampionatit Botëror 2010, për t’u përqendruar te Barcelona.

Suedia ende nuk e ka siguruar vizën për Afrikën e Jugut, ndërsa sulmuesi i Barcelonës është i bindur se do të luajë edhe në kampionatin që vjen, për ta kompletuar ‘hat-trickun’ e paraqitjeve të tij në kampionate botërore.

Por pas Botërorit 2010 do të mendojë për t’u tërhequr: “Këtë mundësi do ta shqyrtoj pas finaleve të Kupës së Botës”.

“Është me rëndësi për një lojtar të nivelit tim që të luajë me përfaqësuesen, por unë kam qenë në dy Kampionate të Evropës dhe dy Kupa të Botës”, ka thënë Ibracadabra.