LAJMI I FUNDIT:

Motta: Gjithçka gati për Barcelonën

Motta: Gjithçka gati për Barcelonën

Mesfushori i Interit, Thiago Motta, e ka paralajmëruar ish-skuadrën e tij, Barcelona, para ndeshjes së javës së ardhme në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, e cila do të zhvillohet në Giuseppe Meazza.

“Interi do ta ketë mbështetjen e tifozëve dhe ne jemi gati të përballemi në këtë ndeshje të vështirë. Duhet të jemi në formën tonë më të mirë, ashtu që të jemi më të mirë se ata”.

“Eto’o është arma jonë, por ne kemi edhe lojtarë të tjerë të cilët mund ta vendosin këtë ndeshje, dhe unë shpresoj të ndodhë ashtu”, ka thënë Motta për Puntosport.net.