LAJMI I FUNDIT:

Fabregas i lumtur tek Arsenali, por…

Fabregas i lumtur tek Arsenali, por…

Kapiteni i Arsenalit, Cesc Fabregas, edhe njëherë e ka ripërsëritur se është i lumtur që luan për Topçinjtë, megjithatë ai thotë se të ardhmes në futboll nuk i dihet kurrë.

Thashethemet nuk kanë të ndalur në lidhje me mundësinë e transferimit të spanjollit te Barcelona ose Real Madridi, mirëpo ai është i bindur se do të vazhdojë të luajë në Emirates, edhe pse gjithçka mund të ndodhë në sezonin që vjen.

“Nuk kam folur me askënd. Çka do që ndodh, ndodh, por tani për tani nuk ka asgjë”.

“Nuk e di nëse do të largohem nga Liga Premier vitin që vjen. Por unë jam i lumtur këtu dhe është një vit i rëndësishëm për klubin”, tha mesfushori spanjoll.