LAJMI I FUNDIT:

Keita: Maradona duhet të shesë gazeta

Keita: Maradona duhet të shesë gazeta

Mesfushori i kombëtares së Malit, Seydou Keita, beson se Diego Maradona do të bënte një punë më të mirë duke shitur gazeta se sa duke drejtuar Argjentinën.

Argjentina ia vështirësoi vetes punët për kualifikimin në Botërorin 2010 pas humbjes së vikendit ndaj Brazilit, dhe ylli i Barcelonës mendon se për t’u fajësuar është pikërisht Maradona.

“Trajneri nuk luan në ndeshje, Maradona është i mirë për të shitur gazeta, por mbase si trajner ai nuk është aq i mirë, pasi nuk luan”, citohet të ketë thënë Keita.