LAJMI I FUNDIT:

Hiddink mendon për rikthim në Premier

Hiddink mendon për rikthim në Premier

Përzgjedhësi i kombëtares së Rusisë, Guus Hiddink, pranon se ai është duke menduar për një rikthim në Ligën Premier pas fundit të Kupës Botërore 2010.

Holandezi, i cili pjesën e dytë të sezonit të kaluar drejtoi Chelsean dhe kaloi disa muaj të suksesshëm në Stamford Bridge, planifikon të marrë një pushim të vogël pas Botërorit që zhvillohet verën e ardhshme në Afrikën e Jugut, por thotë se pëlqen rikthimin në Ligën Premier.

“Në Angli kalova shkëlqyeshëm dhe para se të punoj në Chelsea shpesh i përcillja ndeshjet e Ligës Premier. Më pëlqen të jem në Angli dhe ta shijoj atmosferën. Sigurisht se më mungon, por po ashtu më pëlqen të punoj me djelmoshat në Moskë”, ka thënë Hiddink.

“Anglia është shumë atraktive. Është e veçantë dhe niveli i konkurrencës është shumë i lartë. Por kam nevojë të mendoj nëse do të pushoj disa muaj, gjysmë viti ose një vit, ose më ndryshe. Ende nuk e di”, ka shtuar holandezi.