LAJMI I FUNDIT:

Behrami rikthehet në lojë

Behrami rikthehet në lojë

Mesfushori kosovar Valon Behrami është rikthyer në fushën e gjelbër pas gjashtë muajsh mungese, në fitoren 6-0 të rezervave të West Ham United ndaj atyre të Birmingham Cityt.

Behrami mungoi shumicën e ndeshjeve në pjesën e dytë të sezonit në Ligën Premier për shkak të lëndimit dhe operacionit në gju, ndërsa javë më parë u rikthye në stërvitje dhe së fundi ka luajtur edhe lojën e parë pas rikuperimit.

Për West Hamin ka debutuar edhe përforcimi i verës, Alessandro Diamanti, i cili ka shënuar dy gola, që të dyja nga gjuajtjet e lira. Debutimin për këtë ekip e ka bërë edhe përforcimi tjetër Manuel da Costa.