LAJMI I FUNDIT:

Xavi: Spanja luan si Barcelona

Xavi: Spanja luan si Barcelona

Mesfushori spanjoll i Barcelonës, Xavi Hernandez, tha në një konferencë për media se përfaqësuesja e Spanjës ka të njëjtën filozofi të futbollit sikurse Barca.

“Filozofia është thuajse e njëjtë, dominimi, mbajtja e topit dhe pasimi”.

“Lojtarët janë të nivelit të lartë me kualitet të jashtëzakonshëm teknik. Është privilegj dhe kënaqësi të luash në të dyja skuadrat (Barcelonë dhe përfaqësuese)”, tha Xavi.

Të mërkurën mbrëma Spanja do ta zhvillojë ndeshjen kualifikuese kundër Estonisë, ndërsa përkundër se është favorit, Xavi paralajmëron ekipin e tij që të mos e nënvleftësojë kundërshtarin.